Sende të shkatërruara, ushqime në dysheme, çfarë ndodhi natën në shtëpinë e BBV

Gjatë natës ‘ninxhat’ Gerti, Jori dhe Lorenci kanë shkatërruar shtëpinë e Big Brother VIP.

Banorët e tjerë kur janë zgjuar janë habitur nga pamjet: divanët e kthyer përmbys, ushqime të hedhura në dysheme, vezë në valixhe etj.

Disa prej banorëve e kanë vazhduar ‘lojën’, si Luizi i cili ka hedhur ketchup në tavolinë dhe atletet e Kristit në pishinë. Nuk dihet nëse Vëllai i madh do të marrë masa ndaj këtyre veprimeve të banorëve, por mbetet për tu zbuluar!