SYRI TV/ Linja kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, Luarasi: Kemi marrë 401 telefonata
Linja e hapur dy vite më parë kundër përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ka sjellë mbi 400 telefonata denoncuese. Shkas për krijimin e saj u bënë shqiptarët që Iu bashkuan luftës në Siri, një pjesë e të cilëve ende vijojnë të jenë në kampin famëkeq Al Hol.
Nga SYRI TV
401 thirrje kanë ardhur në linjën e hapur 2 vite më parë si nevojë kundër përhapjes së radikalizmit. Drejtuesja e kësaj linje Iris Luarasi thotë se pritshmëritë janë të mëdha dhe kjo është një sfidë e madhe sidomos për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi famëkeq ALHOL dhe më pas integrimin e tyre në shoqëri, ku janë kthyer 25 familje nga Siria.
Në konferencën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zv/ ministrja e brendshme Romina Kuko theksoi se Ballkani nuk është aspak i mbrojtur nga ky fenomen.
Edhe përfaqësues të tjerë në këtë konferencë kanë ngritur shqetësimin për këtë fenomen, duke kërkuar kontributin e të gjithëve për ta minimizuar.