Goditi punonjësin e policisë, vihet në pranga 31- vjeçari në Tiranë

Një 31 vjeçar është në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Çamëria”, ndërsa i arrestuari është shtetasi me iniciale D.R.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Çamëria”, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.