Bora jo vetëm që nuk i ka bërë buzët, por madje i ka zhbërë

Bora Zemani ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram dhe një nga pyetjet ka qenë për buzët e saj.

“Ku i ke bërë buzët?”, i ka shkruar një ndjekëse ndërsa moderatorja tregon se jo vetëm që nuk i ka të bëra, por madje e ka hequr fillerin.

“Mund t’ju them vetëm ku i kam zhbërë”, shkruan Bora.

Një tjetër i ka shkruar: A ke bërë ndonjë operacion plastik? Je shumë e mirë. 

“Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apendesitit”, është përgjigjur Bora.