Tërmet 4.4 Rihter në Janinë, ndihet edhe në Shqipëri
Greqi - Dy pasgoditje të tjera pasuan në të njëjtën zonë, i pari i matur me 3.3 Rihter dhe i dyti me 3.7R
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit të së enjtes në Janinë. Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa dhe thellësia fokale u vlerësua në 13.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.
Pasuan edhe dy pasgoditje të tjera, ku i pari me magnitudë 3.3 Rihter dhe i dyti 3.7, i cili ndodhi me një epiqendër prej 25 km. në perëndim jugperëndim të Krystallopigi Follorinë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.