Muaji i shenjtë i Ramazanit, Këlliçi uron besimtarët: Mundësi e madhe për shtimin e veprave të mira

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët muslimanë, në vigjilje të nisjes së muajit të shenjtë të ramazanit.

"Mundësi e madhe për shtimit e veprave të mira", thekson Këlliçi.

Mesazhi

Të dashur motra dhe vëllezer të besimit Islam!

Nesër fillon muaji i Ramazanit.

Ramazani është një mundësi e madhe reflektimi dhe shprese në të gjitha dimensionet e jetës, dhe po ashtu një mundësi e madhe e shtimit të veprave të mira.

Dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht një Ramazan të mbarë!

Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet në këtë muaj të bekuar!

Me dashamirësi,
Belind Këlliçi