Momente të ‘nxehta’ mes Oltës dhe Deas në suitë, vajzat shkëmbejnë puthje në buzë

Gjatë “Prime”-t të djeshëm Vëllai i Madh, surprizoi Oltën për të kaluar 24 orë në një suitë së bashku me një banor që ajo do të zgjidhte.

Aktorja zgjodhi pikërisht Dea Michelin dhe pas mbarimit të Prime-t ashtu si dhe e do tradita banorët kishin darkën speciale, të cilën Olta dhe Dea e hëngrën në suitë.

Mirëpo një moment teksa vajzat po qëndronin në suite, Dea i puthi këmbën ndërsa aktorja e puthi në buzë.

Pranë tyre ishte dhe Keisi, e cila i tha: ‘Duhet të iki unë tani’, duke  kaluar situatën me të qeshur.