Një konflikt tjetër po ndodh mes Rusisë dhe Amerikës dhe nuk ka të bëjë me Ukrainës

Qeveria amerikane, shkruan NYT, së fundmi paralajmëroi presidentin e Çadit, Mahamat Idriss Deby, se mercenarët e kompanisë ruse Wagner po përpiqeshin ta vrisnin dhe më pas ky informacion doli në publik. 

Sipas informacioneve amerikane, mercenarët rusë, të pranishëm në një numër vendesh afrikane, planifikuan të vrisnin Debin dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe, duke mbështetur luftëtarët rebelë në Republikën fqinje të Afrikës Qendrore, të zgjeronin ndikimin e tyre në vendin e ri afrikan.

Duke analizuar zhvillimin e fundit të lojës gjeopolitike në kontinentin e pasur me minerale, por kaotik politikisht dhe në siguri, e përditshmja amerikane vlerësoi se "qasja më e dhunshme amerikane" në Afrikë synon të kompensojë tërheqjen e Parisit dhe humbjen e pushtetit francez në ish-kolonitë. 

Tërheqja ushtarake franceze nga vende si Mali dhe SAR, ku francezët luftuan kundër fraksioneve militante, po shfrytëzohet nga rusët, mercenarët e të cilëve kanë qenë në vendet e Sahelit për të paktën pesë vjet. 

Këtë herë, SHBA vendos të bllokojë zgjerimin e mëtejshëm të ndikimit rus në atë pjesë të Afrikës. 

Çadi, duket se është një pikë përtej së cilës Uashingtoni nuk do të kalojë.

Një zyrtar amerikan i paidentifikuar, i cili, sipas NYT, kërkoi të mbetet anonim për shkak të një çështjeje të sigurisë kombëtare, tha se komploti për të vrarë presidentin e Çadit përfaqëson një "kapitull të ri" në operacionet e Grupit Ëagner në Afrikë, sepse tregon se lideri i Ëagner, Yevgeny Prigozhin tani është gati të likuidojë ata që i pengojnë.

"Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara janë kthyer në masa më të sigurta që synojnë ngadalësimin, frenimin, ndalimin dhe kthimin e ndikimit të Ëagner në Afrikë," tha një burim për NYT.

Që Afrika është në qendër të ofensivës diplomatike të fuqive kundërshtare, tregojnë edhe vizitat e zyrtarëve kryesorë shtetërorë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ndodhet tani në Niger, i cili ka premtuar 150 milionë dollarë ndihmë për Sahelin.

Para tij, Afrikën e vizituan këtë vit Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB dhe Zonja e Parë Jill Biden, e cila vizitoi Afrikën ndërsa burri i saj mbajti një fjalim shumë të vlerësuar në Poloni, lidhur me agresionin rus. në Ukrainë. 

Sipas njoftimeve, nënpresidentja Kamala Harris do të vizitojë Ganën, Tanzaninë dhe Zambinë dhe nuk ka asnjë afat as për Biden. 

Presidenti amerikan njoftoi mbërritjen e tij në Afrikë në fund të vitit të kaluar. Presidenti i fundit amerikan që e bëri këtë ishte Barack Obama, i cili vizitoi Kenian në vitin 2015, nga është babai i tij.

Edhe rusët po vijnë në kontinent. 

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vizitoi së fundmi Malin dhe me atë rast, shkruan NYT, ai përmendi Guinenë, Burkina Fason dhe Çadin si vende që Moska dëshiron të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit. Shtetet e Bashkuara thonë se shohin aktivitet rus edhe në Eritrea.

Sipas NYT, Lavrov ka vizituar shtatë vende afrikane që nga fillimi i këtij viti. 

Në Sudan, ai mban marrëdhënie të shkëlqyera me gjeneralin Hamdan, të cilin Rusia e pajisi me armë. Sipas raportit të disa burimeve, Rusia ka qenë prej vitesh furnizuesi më i madh i armëve në kontinentin afrikan.

Sipas një studimi të Institutit për Paqe në Stokholm, në vitin 2020 dhe 2021, 45 për qind e armëve të mëdha mbërritën në Afrikë nga Rusia. 

Në vitin e kaluar, rreth 22 vende afrikane kanë refuzuar të dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës, gjë që flet në favor të lidhjeve me Rusinë. 

Afrika e di mirë balancën e fuqisë amerikane dhe ruse, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë.

Kur bëhet fjalë për Çadin, Rusia ka hedhur poshtë akuzat për planifikimin e vrasjes së presidentit. Moska njoftoi se Mahamat Idris Deby ishte i ftuar në samitin e dytë ruso-afrikan, i cili do të organizohet nga Vladimir Putin.