VIDEO/ Me kapuça në kokë, 2 ‘skifterë’ hapen me trapanë dyert e ‘Prestige Resort’

Vijon aksioni i paligjshëm për t’u futur në ambientet e brendshme të “Prestige Resort”.

IKMT dhe Policia e shtetit tashmë duket se kanë marrë “përforcime” për të hapur dyert nga brenda me trapanë e kaçavide.

Pamjet e siguruara nga mediat sjellin një panoramë qesharake, ku dy të rinj me kapuçë në kokë tentojnë të hapin dyert, njësoj si “skifterët” që futen për të grabitur.