KAFE SHQETO/ Agjenda e Ramës në Britani, a do ketë zë për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm?

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, Daniel Nikolla nga Britania ka folur për vizitën dhe agjendën e kryeministri Edi Rama dhe problemeve të emigrantëve të paligjshëm.

Sipas Nikollës, ka disa gjëra që ne si shtet duhet ti adresojmë me Britaninë sepse një pjesë e probleme të brendshme britanike po na kalojnë ne nëpërmjet retorikës së emigracionit, por çështja vijon të jetë dhe shqiptarët vazhdojnë të vijnë me varka si dhe vazhdojnë të depërtohen me avionët nga Britania.

‘Duhet në radhë të parë që të ketë një sqarim drejt nesh si komunitet dhe shqiptarëve në Shqipëri në lidhje me çfarë është diskutuar deri tani pasi deri tani dim vetëm se çfarë hapash ka marë shteti britanik sipas retorikës së tyre ne vetë si shqiptarë nuk jemi të qartë për këtë gjë’, u shpreh Nikolla.

Nikolla: Në asnjë moment nuk përmendet një agjendë që ka të bëjë me kryeministrin. Kjo mund të ndodhë të enjten pasi ka disa gjëra që ne si shtet duhet ti adresojmë me Britaninë sepse një pjesë e probleme të brendshme britanike po na kalojnë ne nëpërmjet retorikës së emigracionit, por çështja vijon të jetë dhe shqiptarët vazhdojnë të vijnë me varka si dhe vazhdojnë të depërtohen me avionët nga Britania.

Nuk jam kundër vizitave dhe është shumë mirë që shteti shqiptar të na përfaqësojë dhe vizitojë Britaninë por në radhë të parë do bëhet një takimin në Dhomën e Lordëve janë të ftuar edhe ish-ambasadori i Shqipërisë para 8 viteve dhe mbase akoma nuk e kanë kuptuar që kemi ambasador të ri dhe gjej rastin të përshëndes zotin Mal Berisha dhe janë ftuar një mori njerëzisht që mua më duket se takimi vetëm rëndësi diplomatike apo lobimi nuk ka mua më duket si një profilizim më tej i kryeministrit tonë ndërkohë që në Shqipëri ndodhin një mori gjërash të tjera.

Duhet në radhë të parë që të ketë një sqarim drejt nesh si komunitet dhe shqiptarëve në Shqipëri në lidhje me çfarë është diskutuar deri tani pasi deri tani dim vetëm se çfarë hapash ka marë shteti britanik sipas retorikës së tyre ne vetë si shqiptarë nuk jemi të qartë për këtë gjë.

Fokusimi ka shkuar drejt shqiptarëve në rastin e emigrantëve ilegalë dhe pse kemi një dëmtim të imazhit dhe pse është shtuar stigmatizimi në lidhje me shqiptarët në Britani dhe mbase adaptimi i disa programe britanike në Shqipëri në lidhje me përmirësimin e jetës për shqiptarët, pastaj pjesa profesioniste e shqiptarëve nuk kanë nevojë për kryeministrin përveç imazhit dhe rregullimit të ekonomisë në Shqipëri.