Macron do të flasë në TV për të qetësuar trazirat mbi reformën e pensioneve

Presidenti francez Emannuel Macron do t'u përgjigjet gazetarëve Marie-Sophie Lacarrau të TF1 dhe Julian Bugier të France 2 në orën 13:00, drejtpërdrejt nga Pallati Elysée, në prag të një dite të re të mobilizimit të sindikatave të enjten dhe ndërsa demonstratat, ndonjëherë të dhunshme, vazhduan në të gjithë vendin.

Në Paris, një konfrontim i tensionuar me shkëmbime predhash dhe gaz lotsjellës vuri disa qindra njerëz kundër policisë të martën në mbrëmje në Place de la Republique. Dyzet e gjashtë persona u arrestuan.

Demonstrata të tjera u zhvilluan në Lille dhe Grenoble, si dhe në Rennes dhe Nantes, ku u raportuan të shtëna me gaz lotsjellës.

Incidentet shpërthyen të martën në Fos-sur-Mer, pranë Marsejës, ku autoritetet vazhduan të kërkojnë personelin grevistë në një kohë kur 12% e stacioneve të shërbimit të vendit kanë mbetur pa benzinë ose naftë.

Sindikatat në Francë që janë ngritur fuqishëm kundër reformës së Emmanuel Macron që kërkon rritjen e moshës së daljes në pension me dy vjet më shumë, tani po i ndryshojnë taktikat

Më herët këtë mëngjes, një nga sindikatat kombëtare pushtoi një supermarket në Montreuil, Paris. Pak më shumë se njëqind protestues iu bashkuan. “Do të bëjmë rrëmujë derisa ta tërheqin mbrapsht, reformën e pensioneve”, tha njëri prej tyre.

Protestuesit bllokuan hyrjen në Marsejë në A55 të mërkurën në mëngjes.

Zjarret e paletave të vendosura nga kundërshtarët e reformës së pensioneve çuan në mbylljen e autostradës A55 në një drejtim në Marsejë, duke shkaktuar probleme trafiku duke hyrë në qytetin e dytë më të madh të Francës, vuri në dukje një gazetar i AFP.

Protestat u ashpërsuan pas përdorimit të nenit 49.3 nga qeveria, që e anashkalon parlamentin francez  për të miratuar projekt-ligjin e vet të debatueshëm të reformës së pensioneve.