De Bruyne i merr Hazardit shiritin e kapitenit te Belgjika

Pas Francës, e cila vendosi t’ia besojë shiritin e kapitenit Kylian Mbappe pas largimit të Hugo Loris, edhe Belgjika ka bërë ndryshimet e saj.

Kevin de Bruyne, mesfushori i Manchester Cityt, është kapiteni i ri i belgëve.

De Bruyne e trashëgon rolin nga Eden Hazard dhe Tobi Alderweireld.

Në vend të tij, zëvendëskapitenët do të jenë Tibo Courtois dhe Romelu Lukaku.

Belgjika synon të nisë një erë të re në kombëtaren e futbollit me në krye trajnerin Domeniko Tedesko.

Talentet dhe lojtarët e mëdhenj nuk mungojnë dhe tashmë koha ka ardhur për të fituar trofe.