SYRI TV/ Iu shemb shtëpia nga dherat 12 vjet më parë, Çobo: Nuk m'i lëvrojnë paratë e vlerësimit

Prej 12 vitesh endet dyerve të institucioneve për të marrë paratë e banesës së dëmtuar nga shkarja e dherave, por edhe sot nuk ka mundur të tërheqë shumën me te cilën i është vlerësuar shtëpia. Afrim Çobo nga fshati Kurjan i Fierit shprehet se për atë shteti është inekzistent. Ai shprehet se paratë nuk i janë lëvruar me arsyetimin se toka duhet te jetë brenda vijës së verdhë.

Nga SYRI TV

Afrim Çobo tregon ecejaket për ndërtimin e banesës. Ai rrëfen se shtëpia e tij është vlerësuar nga komisioni i vlerësimit, por paratë nuk i ka marrë ende pasi bashkia e Roskovecit i kërkon të gjejë një tokë brenda vijës së verdhë.

Afrimi tregon se ky shtet për të është inekzistent, pasi nuk i ka dhënë asnjë ndihmë.

Banesa e tij është dëmtuar nga shkarja e dheut dhe Çobo pohon se disa prej fqinjëve të tij i kanë marrë paratë e dëmshpërblimit për banesat e dëmtuara, ndërsa ai edhe pas kaq vitesh ende nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Montazhi: L. Kotri