", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/21/auto_bislimi1679419622.png", "width": 900, "height": 556 } }

'Përhajër Zajednica', momenti kur aktivistët e PSD-së e gjuajnë me tortë Besnik Bislimin

Aktivistët e PSD-së kanë kryer një aktivitet simbolik si shenjë kundërshtimi ndaj pajtimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel, çka edhe nënkuptoi themelimin e ‘Zajednicës’.

Aktivistët zgjodhën zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin, për ta vënë në shënjestër, shkruan Syri.net Kosova.

Ata e gjuajtën Bislimin me një tortë ku shkruhej “Përhajër Zajednica” dhe me qumësht.

Të njëjtët njoftuan se të shtunën do të protestohet kundër ‘Zajednicës’.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00.#dorëheqje“, shkruhej në mbishkrimin e videos. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SYRI (@syri.tv)