EMRI/ Spanjolli që humbi jetën në Divjakë punonte në serat e Karavastasë

Një shtetas spanjoll ka vrarë veten sot në dhomën e hotelit në Divjakë, ndërsa shoku i tij i dhomës ka lajmëruar policinë.

Spanjolli i identifikuar si Franisco Cervilla 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

"Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush," njoftoi policia.

Mësohet se të dy shtetasit spanjollë ndodheshin në Shqipëri pasi punonin në serat e Karavastasë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.