'Qokat' e radhës të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, tender prej rreth 400 milion lekësh për një rrugë fshati

Në këtë fazë të fushatës zgjedhore bashkiake, kur nuk lejohet në mënyrë kategorike bërja e tenderave nga ana e bashkive në vend, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, ka bërë sërish dje "qokën" e tij të radhës.

Në pritje të rikandidimit të tij për bashkinë e Kuçovës, kur dihet se nga faza paraprake e zhvilluar në Ansamblenë e Partisë Socialiste (ku një nga 6 emrat përflitet edhe emrin i tij),kryetari i bashkisë Kuçovë,Kreshnik Hajdari ka kryer dje një tender tjetër.

Ky tender me vlerën e rreth 400 milion lekëve ka si objekt "Rikonstruksionin e rrugës së fshatit Goraj" dhe ka përfunduar në Dt.20.03.2023,në orën 12:46 minuta dhe i është dhënë firmës "Koloseu".

Edhe pse zhvillimi i këtij tenderi është në kundërshtim me ligjin,kjo se ka ndaluar kryebashkiakun Hajdari të bëjë "qokën" e tij të radhës, duke pritur me padurim rikonfirmimin e emrit të tij në garën për bashkinë e Kuçovës. Burime të brendshme pranë bashkisë Kuçovë kanë siguruar edhe të dhënat e tenderit të zhvilluar, ndërkohë që kanë konfirmuar se në ditë në vazhdim pritet përfundimi i një tjetër tenderi, atij të pastrimit të qytetit.