‘Dridhet’ Barcelona: Me kontratën aktuale, Gavi, mund të largohet falas në verë

Me lajmin e sotëm se apeli i Barcelonës për të regjistruar Gavi si lojtar i ekipit të parë është refuzuar , “sirenat” e merkatos po i trembin sërish blaugranët.

Siç shpjegohet nga “The Athletic”, në kontratën aktuale të spanjollit, kontratën për të rinjtë, ka një klauzolë që e lejon atë të fillojë nga e para verë e ardhshme.

Mbetet për t’u parë si do të veprojë klubin katalan, por siç bëhet me dije ata do ta apelojnë vendimin.