Conte afër shkarkimit, Tottenhami nis kontaktet me trajnerin e skuadrës gjermane
E ardhmja e Antonio Contes te Tottenhami duket se është tashmë e shkruar, me teknikun italian që pritet të shkarkohet brenda kësaj jave.
Kështu klubi nga Londra ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe sytë janë të hedhura nga Bundesliga.
Bëhet fjalë për trajnerin e Eintrahtit të Frankfurtit, Oliver Glasner, i cili ka spikatur për rezultatet e tij me skuadrën gjermane.
Austriaku është dhe në orbitën e Realit të Madridit në rast se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit.
Për këtë arsye drejtuesit e Tottenhamit kanë lëvizur menjëherë për të siguruar shërbimet e Glasner dhe për të mposhtur konkurrencën me rivalët.