", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/21/auto_-785-0-641995900987a1679401458.webp", "width": 785, "height": 437 } }

Zendaya sapo na dha idenë e unazës perfekte për dhuratë, fejesë apo martesë

Që Zendaya dhe Tom Holland janë të dashuruar, s’e diskutojmë fare, ama që të merrnim një ide nga unaza e Zendaya-s, edhe s’na e priste mendja. Ajo ka vendosur një unazë me nistoret e partnerit, pra “T.H” dhe po, është kaq e mirëmenduar.

Tani, imagjino sikur t’ia bësh dhuratë personit të zemrës për përvjetor, ose sikur kjo të jetë unaza jote për fejesën/ martesën. Duket personale, unike dhe yll!
 
Nga ana tjetër, Tom është parë duke veshur pantallona dhe xhinse që kanë shkronjën “Z” në xhepat e pasmë dhe mund të themi se të dy duan t’i tregojnë botës se sa shumë duhen dhe se sa krenarë janë për njëri-tjetrin.

Zendaya dhe Tom konfirmuan romancën në vitin 2021, megjithëse janë përfolur për një lidhje që në vitin 2017. Asokohe, ata e mohuan lidhjen.

Më pas, u shfaqën duke u puthur në një makinë dhe kaq u desh. Megjithëse e kanë mbajtur marrëdhënien shumë private, sërish aktorët kanë lëshuar pak pe, duke postuar disa urime për njëri-tjetrin në Instagram, apo duke komentuar nëpër foto.