Prekje dhe ledhatime midis Keisit dhe Lorencit, reagon familja e Kristit: Kësaj i ka dalë boja

Lorenc Hasrama ish-i i Keisit! Ky ka qenë lajmi që ka trazuar rrjetin që prej momentit të parë që këngëtari u bë pjesë e shtëpisë së “BBV”.

Pas hyrjes së tij, ndjekësit vunë re që Keisi u “ftoh” me Kristin dhe filloi të qëndronte afër me Lorencin.

Madje së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit edhe një moment ku Keisi përkëdhel nga koka Hasramën.

Në lidhje me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe llogaria zyrtare e Kristit në Instagram (e menaxhuar nga familja e tij) duke postuar një video të edituar nga fansat.

Më tej në videon e edituar, ndjekësi kishte përmendur edhe vlerat që Kristi ka treguar deri tani ne “BBV”, ndër to edhe respektin ndaj një femre.

“Unë ju falënderoj për komentin e sinqertë,”- ka shkruar si përshkrim të postimit llogaria zyrtare e Kristit, duke u pajtuar me çdo fjalë të thënë aty.