Deshamp zgjedh kapitenin e ri të Francës

Franca ka nisur grumbullimin për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024 dhe kësaj radhe do të duhet të bëjnë pa portierin Hugo Loris, i cili konfirmoi përpara disa javësh tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja.

Për këtë arsye, Didie Deshamp ka zgjedhur se kush do të jetë kapiteni i ri i “Gjelave”, një zgjedhje që nuk ka kaluar pa u komentuar.

Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin Kylien Mbappe. 24-vjeçari vazhdon të jetë ylli i skuadrës franceze, gjithsesi mosha e tij e re duket se ka rënë në sy të mediave sportive.

Edhe pse priteshin emra si Antoine Greizman ose Olivier Giroud, duket se Deshamp ka zgjedhur pikërisht Mbappenë për t’ia besuar shiritin e kapitenit, duke pasur parasysh se 24-vjeçari tashmë është dhe zëvendës-kapiten te PSG-ja.