Anglia ‘copëtohet’ Italisë, tre yje të kombëtares tërhiqen nga skuadra

Tri yje të kombëtares angleze janë tërhequr nga skuadra përpara ndeshjes së parë kualifikuese të “Euro 2024” kundër Italisë të enjten.

Trajneri Gareth Southgate shpalli listën e grumbullimit javën e shkuar për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.

Por “Tre Luanët” konfirmuan se Markus Rashford, Mason Mount dhe Nick Pope nuk iu bashkuan skuadrës ditën e hënë.

Portieri, i cili arriti të luajë 90 minuta për Njukasëllin në ndeshjen me Notingem Forestin të premten, u tërhoq pas një problemi të vogël fizik, duke u zëvendësuar nga portieri i Totenhemit, Forster.

Por Southgate nuk ka thërritur asnjë zëvendësues për sulmuesin e Manchester United dhe mesfushorin e Chelseat.

Rashford mori një goditje në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA kundër Fulhamit të dielën.

25-vjeçari shikohet si një mungesë e madhe, duke qenë se ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje që prej Botërorit të Katarit.

Ndërkohë që Mount u grumbullua fillimisht nga Southgate, por ai nuk ishte në dijeni që 24-vjeçari vinte me probleme fizike.