Mo Zo ma keq- Shqipëria e Ramës

Ka disa vite që pasi lexojnë raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, shumë njerëz thonë: ky është raporti më i keq për Shqipërinë.

Por, vërtet, nuk paskemi parë gjë akoma.

“Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit e medias dhe korrupsioni, ishin problemet kryesore të Shqipërisë përgjatë vitit 2022", sipas raportit të DASH.

“Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, ndërsa në proceset zgjedhore thekson avantazhet e partisë në pushtet dhe fenomenin e blerjes së votave.”

Çfarë duhet thënë me tepër?

“Korrupsioni, i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private”.

Si ka mundësi kjo gjendje në vitin e 10-të të qeverisjes së Edi Ramës?!

Për zgjedhjet, raporti flet për blerjen e hapur të votave dhe nxjerrjen në pazar të të dhënave personale.

Pyetje: Si ka mundësi që ambasada në Tiranë nuk tha asnjë fjalë kur shpërtheu skandali i të dhënave personale?

Po për zgjedhjet, raporti thotë se partia në pushtet, partia pra ku është kryetar Edi Rama, nxori avantazhe përmes kontrollit të administratës dhe fondeve publike?

Si mund të kenë garanci zgjedhjet me një njeri që blen edhe shefin e kundërzbulimit të FBI?

Raporti është copy-paste, thotë lideri global!

Por në raport ka aq shumë detaje nga ngjarjet e 2022 sa duhet të kesh probleme mendore të thuash copy-paste!

Për shembull, raporti përmend rastin e Agron Shehajt, nën kryetar i PD-së, të cilit shteti i Edi Ramës tenton t'i mbyllë bizneset.

Po rasti i hotelit Prestige që e hodhi në erë me dinamit vetëm se pronari i tij nuk pranoi të shiste televizionin te oligarkët?

Si shpjegohet që gjendja e lirisë së medias përkeqësohet prej vitesh? A mos vallë nga fakti që “ky” nuk blen gazetarë, por ka në xhep pronarët e medias?

Tani të paktën e kemi një gjë të qartë. Dimë që tani se si do të jetë raporti i vitit tjetër! Por përsëri një dëshirë e brendshme ulëret: Mo Zo ma keq!