Makinat 'shpërbëhen' nga përplasja, të paktën dy viktima

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në 18th Avenue në Brooklyn.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e frikshëm teksa një makinë e bardhë, me shpejtësi tepër të lartë, përplaset me një SUV të zi në një kryqëzim në Bensonhurst.

Përplasja ishte tepër e dhunshme dhe të dy makinat u dëmtuan rëndë, për të lëvizur më pas në mënyrë të pakontrolluar në trotuaret e mbushur me kalimtarë.

Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti humbën jetën drejtuesi i SUV dhe një kalimtar, ndërkohë që shoferi i makinës së bardhë u shoqërua në polici.