Tiranë/ I mori të dashurën para dy ditësh, i djeg makinën si hakmarrje

Një makinë është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Burime të SYRI TV thonë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Raportohet se automjetit i është vënë flaka për shkaqe xhelozie.

Mësohet se pronari i automjetit i kishte marrë të dashurën autorit të dyshuar të zjarrvënies vetëm dy ditë më parë.