Baton Haxhiu: Televizionet kombëtare transmetojnë kasetat e Veliajt, turp!

Analisti Baton Haxhiu u shpreh në Çim Peka Live se televizionet kombëtare transmetojnë gazetat e montuara të Erion Veliajt.

Ai e quajti të turpshme një gjë të tillë dhe i quajti mediat të blera nga Veliaj.

"Mua, të isha kryetar bashkie, dhe të bëja ato veprime që bën Erioni me mediat do më vinte turp, s'do e bëja kurrë. Të gjitha televizionet komëbtare vendosin kasetën e Erion Velisë me të njëjtën përmbajtje. Ky është turpi. Nuk ka shoqatë gazetarësh që të reagojnë, nuk ka komente, përvecc 2-3 mediume që flasin për atë punë. Të gjitha janë të blera. Në 5 televizione kombëtare transmetohen kasetat, kjo është turp", u shpreh Baton Haxhiu.