Shkaktoi dy aksidente/ Autori, ish-drejtor i Doganës së Fierit, u denoncua se i mori gruan qytetarit dhe...
Dy aksidente radhazi ndodhën këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi në rrugën "Transballkanike" ku një grua u përplas nga një automjet mbi vijat e bardha.
Makina e aksidentit, tip "Touareg" nuk ka ndaluar në vendin e ngjarjes, por është larguar me shpejtësi.
Megjithatë, vetëm pak metra më tej, i njëjti automjet bën aksident sërish, këtë herë duke përplasur një automjet tip "Pegueot".
Syri.net ka mësuar emrin e drejtuesit të automjetit "Touareg".
Ai është Arlind Lagji, ish-drejtor i doganës së Fierit.
Disa muaj më parë Lagji u denoncua nga një qytetar se i kishte marrë gruan dhe e kërcënonte me jetë.
Gjithashtu, Lagji, në bisedat e zhvilluara me qytetarin e paralajmëroi atë të ketë kujdes se ishte nipi i Orik Shytit, anëtar i të ashquajturës "Hakmarrja për drejtësi".
Policia jep detaje
Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.
Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.