‘Shuplaka’ e DASH për Ramën/ Ironia e Palokës: A i lexon Yuri Kim këto raportet apo ç'i duhet?!

Publikimi i raportit të fundit të Departamentit të Shtetit ka sjellë reagime të shumta në median sociale.

Sipas tyre, ai raport bie krejt në kundërshtim me qëndrimet që mban ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kështu, një nga pikat më të forta të raportit është pjesa ku thuhet se gjyqësori është i kapur.

Po ashtu, në raport thuhet se media është e kapur dhe korrupsioni është i përhapur në çdo degë të qeverisjes.

Por edhe pse është punonjëse e DASH, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në takime publike dhe private, ka lënë të krijohet një tjetër përshtypje, sikur nuk ka lidhje me raportet e forta të DASH.

Madje edhe gazeta amerikane, Washington Examiner theksonte se Yuri Kim është i përfshirë në skandalin e goditjes së opozitës dhe favorizimit të qeverisë në Shqipëri.

Pas publikimit të raportit, reagoi edhe deputeti demokrat, Edi Paloka.

“A i lexon Yuri raportet e DASH apo ç’i duhet?” shkruan Paloka.