Vllaznia zyrtarizon pozicionet e Milotit dhe Sinanit, ja zëvendësuesi i Mirel Josës në pankinë

Trajneri Mirel Josa nuk do të jetë më në krye të Vllaznisë.

“Shkodra Sport” raporton se tashmë tekniku i klubit do të jetë Auron Miloti dhe në vendin e tij, atë drejtorit sportiv do ta marrë Vioresin Sinani.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndryshoje tani tek ekipi dhe kuptohet që pritshmëritë janë për rezultatet e saj. Vllaznia ka pesë javë që nuk fiton në kampionat dhe kjo i ka vënë në dyshim objektivat e saj dhe tashmë shpresat janë për një ndryshim të situatës.