Lotito i ndau, por në skenë ishte edhe Mourinho, pavarësisht se vuajti një pezullim me dy ndeshje. Pavarësisht dënimit, portugezi u lejua të ishte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, gjë që për pak sa nuk shkaktoi një skandal të madh.

"Çfarë po shikon?" Mourinho i tha Lottitos, duke përdorur një term më të ashpër.

“Unë jam presidenti i Lazios”, u përgjigj Lottito, duke shtuar: “Kush je ti? Kjo është shtëpia ime dhe ti as nuk duhet të jesh këtu”.

Drejtori i Romës, Tiago Pinto, ka ndërhyrë  t'i ndajë, ndërsa Luis Alberto dhe ndihmësi i Mourinhos, Salvatore Foti janë përplasur.

Spanjolli u tall me Romën gjatë një interviste për DAZN pas ndeshjes.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/20/auto_Screenshot_11679328504.png", "width": 900, "height": 600 } }

Tensione edhe pas ndeshjes, Mourinho dhe presidenti i Lazios përplasen në dhomat e zhveshjes

Mediat në Itali pretendojnë se Jose Mourinho dhe Claudio Lotito u përplasën në dhomat e zhveshjes në “Stadio Olimpico” pas “Derby della Capitale” të së dielës, me presidentin e Lazios që e pyeti portugezin: "Kush je ti?".

Bardhekaltërit siguruan fitoren e dytë kundër rivalit të qytetit këtë sezon falë golit të Mattia Zaccagni në pjesën e dytë dhe e gjithë ndeshja u shënua nga tensione të larta brenda dhe jashtë fushës.

Tensioni vazhdoi edhe pas vërshëllimës së fundit, me mediat në Itali që pretendojnë se Mourinho dhe Lotito kanë debatuar në dhomat e zhveshjes.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjithçka nisi kur Alessio Romagnoli festoi para dhomës së zhveshjes së Romës, gjë që shkaktoi reagimin e Gianluca Mancini-t. Thuhet se mbrojtësi i Romës u largua nga dhoma, duke e quajtur bashkatdhetarin e tij "copë m**i".