Thirrja e Luçiano Boçit: Më mbështesni që bashkinë t'ja rikthejmë rinisë!

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka marrë pjesë në një takim me të rinjtë e qytetit së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Boçi ka deklaruar se sot në vend janë rrëzuar shpresa, siguria dhe e ardhmja, ndërsa shtoi se rinia e ka në gjak ndryshimin dhe të vërtetën.

"Unë kam vite në politikë por takimet me rininë janë shumë entuziaste dhe më të lumturat. Fatkeqësisht tani është shtuar një deminsion tjetër që është pak më i dhimbshëm e cila ka të bëjë me largimin e të rinjëve.

Sot është rrëzuar shpresa, siguria, dhe është rrëzuar e ardhmja. Kjo situatë si një dimension që nuk e duam, duhet që të punojmë shumë dhe ta rrëzojmë. Duhet që të funksionojmë si një pushtet lokal që bashkia ti rikthehet të rinjëve. Mungesa e shpresës dhe të ardhmes është një problem që më shumë se kushdo e vuan rinia, ndryshe nga shokët dhe shoqet e tjera keni zgjedhur që të angazhoheni nuk jeni apatik, keni zgjedhur që të fitoni dhe jo të humbisni edhe pse jemi në një beteje jo të barabartë.

Ai që nuk anagazhohet dhe zgjedh apatinë në vend të betejës ai ka humbur pjesën më të bukur që ja fal kjo moshë, ja fal rinia, pjesën e betejës. Askush nuk mund të ketë frikë nga angazhimi por është ai që të bën faktor të rëndësishëm në fatin tënd, fati nuk vjen, mund të kalojë përpara syve dhe ai që është i fortë vital, i sukseshëm është ai i ri që bën betejën e tij për të kapur këtë pjesë të fatitit të tij, duke e lidhur mirë këtë fatin e tij personal me fatin politik, me fatin e vendit dhe fatin e Elbasanit.

Kam vite që jetën time e kaloj me studentët dhe me ta kam baskëbiseduar nga të gjitha bisedat që kanë në thelb nevojën për ndryshimin.

Më mbështesni që bashkinë të ja kthejmë rinisë sepse pa rininë nuk i fitojmë dot bashkitë"- U shpreh Boçi.