Polemika dhe akuza të shumta/ Familja e Luizit mbledh 10 mijë dollarë nga ‘GoFundme’, reagon faqja zyrtare e tij

Ditët e fundit edhe fansat e zjarrtë të Luiz Ejllit nuk i kanë kursyer kritikat për të. Shkak është bërë pikërisht një “GoFundme”, që familja ka hapur për Luizin.

Llogarinë e ka hapur Sokol Tahiri, kunati i Luizit që edhe e takoi të shtunën në shtëpinë e BB Vip2, i cili e ka postuar linkun në Instastory Duke qenë se GoFundMe përdoret për çështje bamirësie për fatkeqësi/tragjedi të ndryshme, zakonisht për të mbledhur para në raste emergjente, sigurisht, ky vendim për të krijuar një llogari të tillë, nuk është pritur edhe aq mirë.

Të shumtë ishin ata që e komentuan veprimin si të pahijshëm, për shkak të qëllimit që vetë GoFundMe ka. Të tjerë e kanë quajtur si “mashtrim”, pasi sipas tyre, Luizi nuk ka asnjë dijeni për llogarinë e krijuar. Ndërsa një pakicë e komentuesve e kanë justifikuar hapjen e llogarisë me pretendimin që “gjithë Shqipëria po bën lekë në kurrizin e Luizit”.

Nga ana tjetër edhe faqja zyrtare e Luizit, që menaxhohet nga mikja e tij, e ka mbështetur këtë nismë, duke sqaruar se “GoFundme” nuk hapen vetëm për rastet e bamirësisë, por edhe për plotësim ëndrrash e dëshirash.  Por ndonëse të shumta kanë qenë reagimet për këtë hap, fakt është që deri më tani, faqja ka mbledhur mbi 10 mijë dollarë.

Synimi final është mbledhja e 250 mijë dollarëve, gjë që duket e mundur me këto ritme që po ecën mbledhja e fondeve.