Mbërritja e e Xi në Moskë në FOTO

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Rusinë për herë të parë pas pushtimit rus të Ukrainës. Bota po ndjek nga afër vizitën e liderit kinez që zbarkoi në Moskë.

Por deri tani kemi vetëm disa fotografi të mbërritjes së Xi në Moskë, duke përfshirë disa suvenire që shiten në një dyqan rus dhuratash për të shënuar këtë rast.

Ndërsa pritet nga çasti në çast që Xi Jiping dhe Putin të dalin në konferencë për media.

Xi përshëndet me dorë një turme gazetarësh dhe personalitetesh në një aeroport në Moskë teksa zbret nga avioni i tij

Xi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri rus Dmitry Chernyshenko, u prit në Rusi nga rojet e nderit dhe një orkestër ushtarake.

Pasi iu drejtua shkurt gazetarëve, Xi u drejtua në një makinë të stolisur me flamurin kinez dhe u fut në kryeqytetin e Rusisë

Larg mbërritjes së Xi, kukulla ruse matryoshka me portrete të presidentëve kinezë dhe rus po shiteshin në një dyqan suveniresh në qendër të Moskës.