E kryqëzuan për fustanin e tejdukshëm, Ciara jep përgjigjen ironike

Ciara shkoi në festën e çmimeve Oscars të organizuar nga “Vanity Fair” me një fustan të thurur nga Dundas  dhe taka nga Santoni.

Fustani ishte një copë e zezë e tejdukshme, e  zbukuruar me gurë që ‘tregonte hiret e këngëtares, por që ngjalli shumë reagime.

Ciara mori mjaft kritika prandaj vendosi që të gjithave t’iu përgjigjej në një video të postuar në Tik Tok.

Duke përdorur një efekt zanor sikur paparacët kërkojnë ta fotografojnë, ajo eci në një tapet të kuq imagjinar mbështjellë me një çarçaf të bardhë që e valëviste dhe pozonte për kamerat.

“Kritika selektive”, shkroi Ciara krahas fotos.