KAFE SHQETO/ 'Efekti bumerang i ‘Aktiv1st’-it, e shpërndau rrufeshëm gafën e deputetit socialist'
I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, analisti Sami Neza ka komentuar efektin bumerang të aplikacionit të qeverisë ‘Aktiv1sti’ me gafën e deputetit socialist Toni Gogu.
Sipas Nezës, kjo gafë e deputetit Gogu në rrjetin social Facebook, ku e quajti Hajredin Pashën heroin e dibranëve, nuk do të ishte kaq e bujshme po të mos ekzistonte Aktiv1sti.
‘Nuk do kishte qenë kaq i bujshëm si postim po mos të ekzistonte Aktiv1sti. Është një përgjigje e ‘Aktiv1stit’, i cili ka shpërndarë me një shpejtësi mjaft të madhe gafën e deputetit.
Po mos të kishte qënë ‘Aktiv1sti’ natyrisht ajo do kishte rënë në sy, por mund të ishte më pak i bujshëm ose do ishte më pak gafë se sa bëhet gafë kur ajo gafë shumëfishohet nga një aksion në rrjetet sociale, një aksion i dirigjuar dhe i mbështetur nga aksese të posaçëm vetëm për këtë çështje’, u shpreh Neza.