Xi Jinping mbërrin në Moskë
Lideri kinez Xi Jinping ka zbarkuar në Moskë për një vizitë tre-ditore ku do të takohet me homologun e tij rus, presidentin Vladimir Putin, sipas medias shtetërore TASS.
Është hera e parë që udhëheqësi i Kinës viziton fqinjin dhe aleatin e tij të ngushtë që kur Rusia nisi pushtimin e saj të paprovokuar në shkallë të plotë të Ukrainës.
“Asnjë vend nuk ka të drejtë të diktojë një rend botëror dhe konflikti do të përfundojë vetëm nëse palët ndjekin konceptin e sigurisë kolektive”, tha Jinping përpara se të mbërrinte në Rusi.
Putin tha para vizitës së presidentit kinez:
"Rusia dhe Kina po luftojnë kërcënimet e përbashkëta, unë vlerësoj rolin konstruktiv të Pekinit në zgjidhjen e krizës ukrainase"
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë planin kinez të paqes për Ukrainën.
Pas takimit, presidenti kinez do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky.