EMRI/ Qendra e masazheve si çerdhe prostitucioni/ Në pranga 4 femra, procedohen 4 klientë

Një qendër masazhes e përshtatur për prostitucion është shkatërruar nga policia në Tiranë duke arrestuar katër femra, ku njëra prej tyre administratorja.

Nga burimet e siguruara nga gazetarja e SYRI-t, Bleona Sari, qendra e masazheve me emrin “Megu” kishte disa muaj e cila funskiononte dhe si qendër prostitucioni teksa prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga efektivet.

Ka qënë rekalama në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram kontakti i parë ku klientët linin oraret e tyre. Më pas edhe policia pasi ka parë reklamat në Instagram e ka mbajtur disa ditë nën vëzhgim qendrën e masazheve e cila rezultoi se shftrytezohej edhe si qendër prostitucioni.

5 vajza kanë qënë në momentin e finalizimit të operacionit të cilat janë shoqëruar nga policia.

Deri më tani njëra është lënë e lirë dhe do hetohet në gjendje të lirë. Nën hetim jave vënë dhe 5 klientë të cilët janë gjetur në qendër.

Pagesat varionin nga 50- 100 mijë lekë, në varësi të shërbimit. 

Njoftimi/ DVP Tiranë 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar "Inside". 

Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase, njëra prej tyre administratorja e qendrës.

Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar në qendrën e masazheve dhe 4 shtetas të tjerë. 

Sekuestrohen 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Inside", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: 

- Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.  

Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën "Margarita Tutulani", në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.     

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P.,  28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë?‍♂️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?‍♂️??‍♂️