VIDEO/ Banorët e Mamurrasit bllokojnë rrugën, tensione me policinë

Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras prej një jave kanë mbajtur të bllokuar rrugën në lagjen e tyre.

Në paraditen e sotme në dhjetëra forca policore nga Drejtoria e Qarkut Lezhë po tentojnë të krijojnë një marrëveshje me banorët për të hapur rrugën, ndërkohë ende mbahet e bllokuar.

Janë këta banorë të cilët kanë mbajtur në disa raste të bllokuar këtë aks, në të cilën kalojnë mjete të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar mjaft  probleme për banoret.

Më herët Majlinda Cara, kryetare e Bashkisë së Kurbinit premtoi rehabilitimin në këtë aks, ndërsa ende asnjë investim nuk ka.

Prej vitesh mbetet shqetësim për banorët e kësaj lagjeje qarkullimi i autonjeteve  të tonazhit të lartë, që shfrytëzojnë inertet në kodrat e qytetit të Mamurrasit.