Dëbimi i azilkërkuesve në Afrikë, ministrja britanike kritikohet për të qeshurën mbi çatinë e banesave në Ruanda

Suella Braverman, ministrja e Brendshme e Britanisë, e cila tashmë është kritkuar pasi i tha një të mbijetuari të Holokaustit se nuk do të kërkojë falje për gjuhën që përdor për të përshkruar emigrantët dhe për një "ëndërr" të sajën që të shohë dëbimin e tyre në Ruanda, në faqen e parë të gazetës  The Telegraph. – është rikthyer përsëri me një sjellje të tmerrshme, shkruajnë media britanike.

Zonja Braverman ndodhet aktualisht në këtë shtet të Afrikës Qendrore në një vizitë pune dyditore, e goditur me polemika pasi u raportua se disa media si BBC, The Guardian, Mirror dhe The Independent nuk ishin ftuar në "udhëtimin e financuar nga taksapaguesit", kurse agjencitë e  lajmeve me prirje të djathtë si GB Neës dhe The Telegraph ishin në të.

Që nga fillimi i publikimit të artikullit, media Indy100 u informua se BBC Afrika ka qenë e pranishme gjatë gjithë udhëtimit dhe se organizatat e medias që marrin pjesë po financojnë vetë punën e tyre në vizitën e ministres së Brendshme që nuk kishte ofruar ndonjë aeroplan qeveritar.

Braverman gjithashtu u hodhi një vështrim banesave gjatë udhëtimit - akomodim që mund t'u siguronte migrantëve shtëpi për një kohë të gjatë - gjatë të cilit tha me shaka: “Më pëlqen shumë projekti juaj i brendshëm. Kam nevojë për disa këshilla për veten time.”

Tani, në internet është shfaqur një foto e Ministres së Brendshme të Britanisë duke e kthyer kokën pas dhe duke qeshur në çatinë e një ndërtese në Ruandë, që duket aq e tmerrshme sa tingëllon.

Fotografia  e bërë nga fotografi i PA, Stefan Rousseau - në fakt është prerë, me foton e plotë që tregon zonjën Braverman duke qeshur me një grua dhe dy burra në krye të një ndërtese në Kigali, e cila së shpejti mund të strehojë emigrantët e dëbuar nga Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë të lëshuar për median Indy100, një zëdhënës i Home Office tha: "Imazhi është prerë dhe është marrë qartë jashtë kontekstit. Fotografia është marrë gjatë një vizite për të parë akomodimin dhe mundësitë që do të jenë të hapura për azilkërkuesit e zhvendosur në Ruandë përmes partneritetit tonë novator.”

"Sekretarja e Brendshme u mirëprit nga ministri i Arsimit dhe të diplomuarit e ndërtimeve të reja të Ruandës në një akomodim modern dhe afatgjatë, i cili do të mbështesë ata që vendosen në Ruandë."

Por ndërsa fotoja e hedhur në rrjetet sociale është redaktuar, ajo nuk fsheh optikën e tmerrshme të një ministre të qeverisë britanike që qesh me një vend të projektuar për ata që u mohohet azili dhe strehimi në Britaninë e Madhe.”