Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Duke mbështetur gratë fuqizojmë familjen dhe rrisim fëmijë të lumtur

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë një foto me kryesuesen e listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Silva Caka, duke vendosur theksin te mbështetja e grave, ku sipas tij fuqizojmë familjen dhe rrisim fëmijë të lumtur.

 ‘Duke mbështetur gratë fuqizojmë familjen dhe rrisim fëmijë të lumtur!’, shkruan Meta.

Ne kemi detyrimin t’i përgjigjemi në lartësinë e duhur sakrificave të grave dhe nënave shqiptare. Duke mbështetue gratë, ne fuqizojmë familjen, shoqërinë dhe kombin tonë’, thuhet në mesazhin e postuar në Facebook.