FOTO/ Fituesi i BB VIP Kosova, merr mesazh nga Berisha: Urime Stres
Fituesi i Big Brother VIP Kosova, reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin ‘Stresi’, ka marrë një mesazh urimi nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Reperi shqiptar qëndroi për 103 ditë në shtëpinë e BBV, doli fitues edicionin e parë të këtij ‘reality show’ që u mbajt në Kosovë.
Ai fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.
Pas kësaj fitore Stresi ka marrë mesazhe të shumta. Por një mesazh i veçantë i ka ardhur ish-kryeministri Sali Berisha.
“Urime Stres dhe suksese gjethnjë e më të mëdha” thuhet në mesazhin e Berishës drejtuar reperit.