VIDEO/ Vidhet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër
Rportohet se shkolla 9-vjeçare Ismail Qemali në qytetin e Shkodrës është vjedhur gjatë natës.
Personat e paidentifikuar kanë hyrë në shkollë dhe kanë arritur të vjedhin vetëm një laptop.
Mësohet se hajdutët kanë tentuar të futen edhe në sallën e kodimit për të vjedhur sende të tjera me vlerë, por nuk kanë arritur të hyjnë pasi dera ka qenë e blinduar.
Policia ka shkuar në shkollën ‘Ismail Qemali’ për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimit dhe gjetjen e autorëve.
Deri më tani efektivët nuk kanë mundur të identifikojnë autorët ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të shkollës dhe objekteve të tjera në atë zonë.