'Mbret i plehrave': Macron në rrezik, tension i lartë për planin e pensioneve në Francë

Një foto thumbuese që shfaqet në pankartat e protestës dhe në internet në Francë e tregon presidentin e vendit Emmanuel Macron të ulur mbi pirgje plehrash.

Imazhi i referohet mbeturinave që nuk mblidhen me punonjësit e kanalizimeve në grevë, por edhe asaj që shumë francezë mendojnë për udhëheqësin e tyre.

Macron, 45 vjeç, kishte shpresuar se inisiativa e tij për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç do të çimentonte trashëgiminë e tij si presidenti që transformoi ekonominë e Francës për shekullin e 21-të. Në vend të kësaj, ai e gjen udhëheqjen e tij të kontestuar, si në parlament ashtu edhe në rrugët e qyteteve të mëdha.

Lëvizja e tij e pamatur për të detyruar miratimin e një projekt-ligji për reformën e pensioneve pa votim e ka zemëruar opozitën politike dhe mund të pengojë aftësinë e qeverisë së tij për të miratuar legjislacionin për katër vitet e mbetura të mandatit të tij.

Demonstruesit ngritën foton thumbuese në protesta pasi Macron zgjodhi në minutën e fundit të enjten për të përdorur fuqinë kushtetuese të qeverisë për të miratuar projektligjin pa votim në Asamblenë Kombëtare. Që atëherë ai ka heshtur për këtë temë.

Që kur u bë president në vitin 2017, Macron shpesh është akuzuar për arrogancë dhe mungesë kontakti. I perceptuar si "presidenti i të pasurve", ai ngjalli pakënaqësi pasi i tha një njeriu të papunë se i duhej vetëm "të kalonte rrugën" për të gjetur punë dhe duke sugjeruar se disa punëtorë francezë ishin "dembelë".

Tani, qeveria e Macron i ka tjetërsuar qytetarët “prej një kohë të gjatë” duke përdorur autoritetin e veçantë që ka sipas nenit 49.3 të Kushtetutës franceze për të imponuar një ndryshim në masë të papranueshëmr, tha Brice Teinturier, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i institutit të sondazheve Ipsos.

Fituesit e vetëm të situatës janë liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me partinë e saj Rally National, “e cila vazhdon strategjinë e saj si për t'u bërë të respektueshëm” si edhe për të kundërshtuar Macronin” por edhe sindikatat e punës të Francës, tha Teinturier. Le Pen ishte nënkampione pas Macron në dy zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit.

Ndërsa grumbujt e plehrave bëhen më të mëdhenj dhe era prej tyre më keq, shumë njerëz në Paris fajësojnë Macron-in, jo punëtorët grevistë.

Macron tha në mënyrë të përsëritur se ishte i bindur se sistemi francez i pensioneve kishte nevojë për modifikim për të qënë i financuar. Ai thotë se opsionet e tjera të propozuara, si rritja e barrës tashmë të rëndë tatimore, do të largonin investimet dhe se ulja e pensioneve të pensionistëve aktualë nuk ishte një alternativë realiste.

Demonstrimet publike të pakënaqësisë mund të rëndojnë shumë në vendimet e tij në të ardhmen. Protestat spontane, nganjëherë të dhunshme që shpërthyen në Paris dhe në të gjithë vendin ditët e fundit kanë qenë në kontrast me demonstratat dhe grevat kryesisht paqësore të organizuara më parë nga sindikatat kryesore të Francës.