'Benz'-i përplaset me 'Opel'-in, dalin pamjet nga aksidenti që i mori jetën policit në Fier

Një efektiv i Policisë së Shtetit humbi jetën mbrëmjen e kësaj të diele në aksident

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Fier-Patosi rreth orës 21:35, njofton policia. 

Automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba, 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos. 

Përplasja ka rezultuar fatale për policin 58-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. 

Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, automjeti "Opel" është dëmtuar rëndë nga përplasja me "Benzin". 

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.