Vllaznia jep njoftimin e papritur, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa.
“Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnerëve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.