Meta me Këlliçin: Me kryebashkiakun e ardhshëm, mes energjisë së aktivistëve të LRI-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një foto në rrjetet sociale krah Belind Këlliçit dhe Erisa Xhixhos.

“Me kryebashkiakun e ardhshëm, z. Belind Këlliçi dhe me deputeten më të zëshme për çështjet e rinisë, arsimimit dhe barazisë gjinore, znj. Erisa Xhixho.

Midis buzëqeshjeve dhe energjisë të aktivistëve të LRI-së”, shkruan Meta në diçiturën e kësaj fotoje.