FOTOLAJM/ Revoltohen socialistët e Fierit: Taulant Balla, thikë pas shpine PS-së

Në muret e selisë së PS në Fier janë shkruar parrulla kundër drejtuesit politik të qarkut Fier nga PS, Taulant Balla. Nga mbishkrimet lexohet qartë se socialistët e Fierit janë kundër drejtuesit politik, i cili me sa duket ka krijuar përçarje në kampin socialist. Në shkrimet mbi muret e zyrave të PS i kujtohet Ballës se Fieri nuk është Elbasan.

Ndaj Ballës ka patur shpesh akuza për lidhje me bandat e Elbasanit dhe përçarje të socialistëve, ku më zgjedhjet e fundit parlamentare Balla punoi për emrin e tij që të dalë si më i votuari nga deputetët socialistë. Gjë e cila nuk u pëlqye nga Rama dhe përkundër pritshmërive të Ballës që të bëhej ministër i Brendshëm, Rama i hoqi edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS.