Feyenoordi triumfon në shtëpinë e Ajaxit dhe prek titullin kampion në Holandë

Feyenoordi ia del të triumfojë në kryesfidën e javës në kampionatin holandez ndaj Ajaxit dhe të hedhë një hap të madh drejt titullit kampion.

Në “Johan Cruijf Arena”, skuadra nga Roterdami mori avantazhin që në minutën e 5-të me anë të Gimenez, megjithatë vendasit e Ajaxit reaguan mirë dhe përmbysën gjithçka në pjesën e parë me golat e Alvares dhe Tadiç.

Pjesa e dytë foli sërish për skuadrën e Feyenoordit, që gjeti golin e barazimit në minutën e 52-të me anë të Szymanskit dhe në të 86-ën ishte Geertruida që shënoi golin e tretë dhe të fitores.

Me këtë fitore ndaj Ajaxit, kundërshtar direkt për titullin, Feyenoord shkëputet në krye me 61 pikë, 6 më tepër se skuadra nga Amsterdami.