FOTO/ Rilindjes i bien fasadat në rindërtimet në Kurbin
Kandidati i Partisë Demokratike për Kurbinin, Behar Haxhiu ka denoncuar punimet skandaloze që janë bërë në këtë bashki, për rindërtimet pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019.
Haxhiu shkruan se, rilindjes kanë nisur ti bien fasadat e rindërtimit në këtë bashki.
Reagimi i Behar Haxhiut:
Skandali, bien fasadat e rindërtimit në Kurbin‼
Punimet jo cilësore, pasojë e tenderave abuziv kanë sjellë dëmtimin e fasadave në objektet e dëmtuara nga tërmeti që janë rikonstruktuar në kuadër të rindërtimit.
Këto pamje i përkasin fasadave të dëmtuara në pallatet pesë katëshe në qytetin e Laçit, teksa rënia e këtyre fasadave përbën dhe një kërcënim për jetën e qytetarëve.
Kompanitë nënkontraktuese për rikonstruksionin e këtyre objekteve kanë detyrimin të kryejnë punime cilësore në bazë të kontratës që kanë nënshkruar, teksa monitorimi i tyre nga ana e institucioneve duhet të jetë rigoroz dhe i vazhdueshëm.