Tërmet në Ekuador, raportohen të vdekur

Një tërmet më magnitudë 6.8 ka goditur ditën e sotme një rajon bregdetar të Ekuadorit dhe Perusë, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur.

Mediat e huaja raportojnë se banorët e zonave po përballen dhe me dëmtime strukture në banesat e tyre. Sipas Shërbimit Meteorlogjik thellësia e tërmetit ishte 66.4 km.

Për tërmetin ka reaguar edhe presidenti i Ekuadorit, i cili përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se “ Bëj thirrje për qetësi dhe të informoheni përmes kanaleve zyrtare”.

Autoritetet peruane thanë se tërmeti u ndje në rajonin verior të vendit dhe se nuk kishte raporte të menjëhershme për dëmtime në njerëz apo struktura.